Qendra e qytetit të Fierit ende ndodhet nën mbretërimin e tymit toksik nga djegia e plehrave.
Qyteti i Fierit është pushtuar prej ditësh nga tymi, duke rrezikuar asfiksimin e banorëve. Hashtag.al solli dje fotot flagrante nga qendra e q
ytetit, që tregojnë se sa e rëndë është situata. Shtëllungat e tymit kanë mbërritur te banorët për shkak të zjarrvënies së plehrave.
Për herë të parë ka reaguar një përfaqësues i Bashkisë së Fierit, drejtori i Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit Arjan Ndreu, duke thënë se po e menaxhojnë situatën dhe se në fund të gushtit do kenë gati inceneratorin.