Nga Arbër Zaimi
Ka ca që thonë, Kosova s’po vjen në “minishengen” se Kurti e Rama nuk shkojnë mirë bashkë.
Po Mali i Zi e Bosnja pra? Ka arsye historike e aktuale pse vendet që e njohin mirë Serbinë, nuk pranojnë të futen nën sqetullën e saj.
Edi Rama mban përgjegjësi historike që po bashkëpunon me një lider si Vuçiçi, i cili edhe në vitin 2021 refuzon të nënshkruajë marrëveshje mos-sulmimi me Kosovën. Shpresoj që për takimin Rama-Vuçiç në Shkup, të mos jetë marrë vendimi qysh në takimin Nano-Milosheviç në Kretë.
Dy shtetet shqiptare duhet të jenë në një linjë, siç do vetë populli. Rama nuk mund ta fusë Shqipërinë në një aventurë ballkanike kundër Kosovës!