Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i Shkupit nuk kalon pa incidente për Ramën, gazetari: Më quajti injorant


Kryeministri Edi Rama dhe Furkan Saliu

Gazetari i TV21 në Maqedoninë e Veriut Furkan Saliu duke ndjekur samitin e Shkupit në kuadër të marrëveshjes “Open Balkan” është përplasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përplasja rrëfehet nga vetë gazetari i cili ka zbardhur në profilin e tij në rrjetet sociale edhe shkëmbimin e replikave që ka pasur me kreun e qeverisë shqiptare.

Nga video që gazetari i TV21 ka postuar duket se ka pasur një përplasje me Kryeministrin Rama.

Saliu pretendon se kryeministri Rama e ka quajtur atë një injorant.

Sipas gazetarit përplasja me kryeminsitrin e shqipërisë nisi pasi gjatë konferencës për media Saliu i kishte thënë se “Open Balkan” do jetë një minijugosllavi pa liri të shprehej që sipas tij mund të ketë bërë që Rama të preket.

Biseda:

Rama: Ti je një injorant!

F.S: Injorant Gashi?

Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!

F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?

Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!

F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë

Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin…

Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?

F.S: Jo faleminderit

Rama sot gjatë deklaratës në kuadër të Samitit të Shkupit ku u firmosën tre marrëveshje që pretendohet se do lehtësojnë tregtinë nuk la pa thumbuar edhe Kryeminsitrin Kurti i cili e quajti këtë nismë pa vizion.

Në këtë nismë deri më tani kanë pranuar të marrin pjesë vetëm Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duke e ndarë në gjysmë nocionin gjepolitik të Ballkanit Perëndimor./Hashtag.al