Vendosni fjalën kyçe....

TCH: Minishengeni Ballkanik do të quhet “Open Balkan”


“Open Balkan”, kështu do të quhet minishengeni ballkanik. Informacioni vjen nga gazetari i “Top Channel”, Muhamet Veliu, i cili po ndjek dinamikën e takimeve të kryeministrit Edi Rama në Shkup.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal. Në deklaratën e tij për “Top Channel”, kryeministri deklaroi dje se do i ndërrohet emri minishengenit.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nismë, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prapë me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë”-deklaroi Rama.

Në Shkup, Rama u takua me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. ku dhe do jenë pjesëmarrës mbi 300 kompani nga të treja vendet.