Olsi Komici, Roland Ilia dhe Suela Zhegu që konfirmuan në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj kanë denoncuar këtë mesditë vëzhguesin ndërkombëtar të ONM-së, Theo Jacobs.
Në denoncimin drejtuar kreut të KPK-së, të tre thonë se vëzhguesi ndërkombëtar ka bërë sjellje tallëse ndaj tyre.
“Vëzhguesi Ndërkombëtar tejkaloi kompetencat. ONM donte të influenconte vendimin. Shpresojmë që raste të tilla mos përsëriten më!”, thuhet në letrën e tyre.
Denoncimi erdhi pak minuta pas publikimit të shkrimit në Hashtag.al për të cilin mund të lexosh KËTU që zbardhte fabulën e ngjarjeve në prapaskenë, ku protagonist ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar.
ONM-ja e ankimoi vendimin për prokuroren Imeraj. KPK-ja konfirmoi në prill prokuroren Elisabeta Imeraj.