Vendosni fjalën kyçe....

37 raste të reja dhe asnjë humbje nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë në publikim e buletinit për pandeminë lajmëroi se nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4593

Testime totale 896,662
Raste pozitive 133,036
Raste të shëruara 130,205
Raste Aktive 374
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 137
Elbasan 55
Kukës 33
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 20
Shkodër 22
Korçë 15
Berat 14
Durrës 14
Gjirokastër 4