Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë do të thotë në shqip “ha bar” – Shpjegimi


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme i kërkoi kreut të PD-së Lulzim Basha që ish-kryeministri Sali Berisha të mos jetë më si deputet në parlamentin e ardhshëm.

Me një gjuhë jo shumë diplomatike por me një metaforë që ngjan e përsëritur si reminishencë e së kaluarës komuniste për habitatin shqiptar, ambasadorja përdori shprehjen “ha bar”. Komunikimi metaforik i Yuri Kimit erdhi pasi ajo përmendi komunizmin.

Në kontekstin e saj e nënkuptuar që partia demokratike “të mos nënshtrohej ndaj interesave personale të një njeriu (Berishës).

Një kuptim tjetër i shprehjes në fjalë mund të jetë edhe referimi i deleve, sepse janë ato që “hanë bar”. Pra “nëse partia do të bëhej dele për interesat e një njeriu” që e shtjelluar më tej do të thotë “parti që nuk mendon”, “që shndërrohet në dele”.

Ndërsa sipas fjalorit urban ngrënia e barit nënkupton nivelin më të ulët të ryshfetit.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”-deklaroi ambasadorja amerikane.

Të njëjtën fjalë për shumë shqiptarë që kanë jetuar edhe gjatë periudhës së diktaturës, në atë kohë kur SHBA-të ishin kundërshtarët më të mëdhenj të komunizmit, Enver Hoxha përdori një slogan për të treguar se nuk i nënshtrohej asnjë fuqie të huaj që kishte prirje imperaliste-revizioniste dhe kundër ideologjisë së marksiste-leniniste.

Bar do hamë edhe parimet nuk i shkelim”-thërriste Enver Hoxha duke kërkuar që populli i nënshtrohej urisë dhe nuk pranonte të shkelte parimet dhe as nuk i shiste ato për asgjë.

Bari dhe llojet e tij përdoren si ushqim për kafshët dhe jo për njerëzit dhe në kontekstin e përdorur nga ambasadorja merr kuptimin që “demokratët dhe PD-ja nuk duhet të bëhet dele” e nënshtruar ndaj interesave personale të Sali Berishës.

Që prej shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit të Sali Berishës ndaj Bashës dhe lidershipit të PD-së po ushtrohet presion nga ambasada amerikane që ish-kryeministri dhe lideri i saj historik të mos jetë në parlament.

Nga ana tjetër Berisha ka deklaruar se ka nisur një padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit. Berisha pretendon se akuza dhe shpallja non grata është bërë mbi bazën e shpifjeve dhe dosjeve të përgatitura nga Rama dhe të lobuara në DASH nga George Soros të cilin e quan kundërshtarin më të madh të tij./Hashtag.al