Vendosni fjalën kyçe....

Flet sot Berisha pas “presionit të butë” të ambasadores Kim për largimin nga Kuvendi


Do të flasë sot ish-kryeministri Sali Berisha pas “presionit të butë” që ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i bëri kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me largimin e Berishës nga kuvendi.

Ai do të flasë në “Ora News”.

I futur në një betejë ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të tij për të shpallur atë dhe familjen e tij si të padëshiruar në SHBA, nën akuzën e korrupsionit, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë sonte në një intervistë ekskluzive në orën 20:20 në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma.

Një temë tjetër e rëndësishme e intervistës padiskutim do të jetë edhe iniciativa rajonale e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonbisë së Veriut e pagëzuar një ditë më parë në Shkup “Ballkani i Hapur”.