Vendosni fjalën kyçe....

Hapet gara për aeroportin e Sarandës, Balluku: Një portë më shumë për bregdetin e jugut


Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit të Sarandës që e ka cilësuar një portë më shumë për vizitorët që duan të aksesojnë bregdetin e jugut.

Ajo premton se së shpejti edhe aeroporti i katërt i Shqipërisë do të bëhet realitet.

Pas hapjes së aeroportit të Kukësit lidhjen e kontratës për aeroportin e Vlorës, Saranda do jetë aeroporti i katërt në Shqipëri.

Hapet rruga për ndërtimin e aeroportit të katërt në Shqipëri. Sot lançuam zyrtarisht garën për ndërtimin e aeroporti të Sarandës, i cili do të jetë një portë më shumë për të gjithë vizitorët për të aksesuar bregdetin e jugut, por jo vetëm. Një vepër e rëndësishme, të cilën ashtu sikundër e kemi premtuar, do ta bëjmë realitet shumë shpejt”-shkruan Balluku.