Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e Yuri Kim për Bashën, Kadilli: E papranueshme që Kryetar të marrë vendime të detyruara vetëm për karrigen


Ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli ka reaguar pas kërkesës së Ambasadores Yuri Kim e cila kërkoi që Sali Berisha të rrijë jashtë parlamentit në legjislaturën e ardhshme për shkak të shpalljes non grata nga DASH.

Kadilli e quan të turpshme që Basha “u vu me shpatulla pas murit” nga Ambasadorja Kim për një çështje që zvarritet prej kohësh.

Kadilli thotë se do ishte e paparanueshme që pas këtij takimi të merreshin vendime nga Basha vetëm për të rruajtur karrigen dhe jo se beson te sinqeriteti i aleancës strategjike me SHBA-të.

Ndërsa ish-kandidati thotë se qëndrimi i tij ka qenë i hershëm që PD-ja të distancohej nga “çdo trashëgimi që e komprometon apo e mban peng”.

Është e turpshme që kryetari i Partisë Demokratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është.

Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karrigen, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA.

Mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me Shqipërinë, SHBA dhe demokracinë.

Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë”.

Demokratë të shohim nga e ardhmja”-shkruan Kadilli.