Vendosni fjalën kyçe....

Milo: Minishengenin ballkanik ma ka propozuar George Soros që në 1999-n


“Minishengenin ballkanik ma ka propozuar George Soros që në 1999-n”, ky është rrëfimi i ish-ministrit të Jashtëm Paskal Milo në “ABC News” për çështjen më të nxehtë të këtyre ditëve.

Milo deklaroi se kjo është një nismë e vjetër e George Soros, e rizgjuar në kohën që Serbinë e udhëheq Alekasandër Vuçiç dhe Shqipërinë Edi Rama.

Ish-ministri i Jashtëm tha se Sorosi ia ka propozuar atij vetë si ministër minishengenin, që në vitin 1999 por kjo nuk është pranuar nga Shqipëria në atë kohë.

“Duhet ruajtur një farë raporti me realitetin që ndodh. Nuk duhet të arrijmë deri në folklorizëm politik që marrëdhënien e Ramës me Vuçiç e degradojmë në marrëdhënie vasaliteti. Por nuk shkon. Në fund të fundit Edi Rama është në krye të punëve të këtij vendi.

 Ai nuk po bën një politikë aventureske. Mund të kemi kritika por nuk duhet arritur në ekstrem që çdo takim. Unë do të thosha që është e dobishme prania e Kurtit në Samitin e Shkupit. Se është më mirë të jesh prezent se sa të mungosh.

Unë mendoj që të dy liderët e shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor duhet të kapërcejnë vetveten. Rama duhet të kapërcejë vetveten në stilin e veçantë origjinal që ka. Besoj se dhe Albin Kurti duhet të ulet dhe mëria e një politikani nuk duhet të shuajë etjen për të qenë realistë dhe për të shtrirë dorën e bashkëpunimit sepse në fund të fundit janë dy shqiptarë që përfaqësojnë dy pjesë të shqiptarisë”, deklaroi Milo.