Vendosni fjalën kyçe....

Minishengeni pjesë e zotimeve të firmosura para Trumpit, Nurellari: Papërgjegjshmëri!


Në valën e debatit pro dhe kundër minishengenit analisti politik Adri Nurellari sjell një fakt të rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë.

Bëhet fjalë për zotimin ndërmarrë në marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë para ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“Hyrja në “Minishengen” ishte pjesë e zotimeve të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020, të nënshkruar nga qeveria kosovare në Shtëpinë e Bardhë. Pra refuzimi i Kurtit për të hyrë në këtë nismë, përbën edhe një tërheqje nga obligimet e marra përsipër në këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Ky qëndrim tregon një papërgjegjshmëri të madhe institucionale sepse cënon sigurinë juridike e vazhdimësinë e shtetit përkundrejt detyrimeve kontraktuale si dhe fyen aleatin kryesor amerikan që e ka shtyrë përpara dhe ishte dorëzan për këtë marrëveshje.”, shkruan Nurellari.