Kryeministri Edi Rama ka marrë kritika të forta nga një sërë personazhesh publikë, përtej reagimit të ashpër të qeverisë së Kosovës për idenë e “Open Balkan”, ish-minishengenit ballkanik.
Por një gazetar mendon si Rama. Valon Syla, një nga kritikët e përhershëm të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit mendon se nuk e ka fajin rajoni dhe kryeministri i Shqipërisë s’ka pse të bëhet “Kosovar”.
“Është qesharake kur kosovocentrikët e VV’së e kritikojnë Edi Ramën në facebook. E tregojnë një tendencë sikur me dashtë me pushtu Shqipërinë… ose së paku mos me ja u leju diplomacinë Tiranës… nifar hegjemonie palidhje.”, e nis komentin e tij gazetari nga Kosova.
Ai shfaqet protektiv ndaj Ramës. “Nëse Kosova është e paaftë me prodhu zgjidhje, ose vullnet për marrëveshje përfundimtare, pse na ka faj rajoni, ose çka po u deshka me u bo Edi Rama. Me u bo Kosovar?
Mos harroni ai është veç Kryeministër i Shqipërisë… Përderisa Kosova, Abdixhiku, Osmani e Kurti, po prodhojnë status-quo, të tjerit ecin në punë të veta. S’na presin.”, thekson gazetari Syla, duke shtuar në fund pyetjen “Qysh po ju dalin sondazhet?”.