Nga Klodian Tomorri
Pasi zgjidhëm krizën e mbetjeve në Fier sot do zgjidhim atë të Durrësit. Qeveria do miratojë sot një vendim ku do i japë 3 milionë euro te vockla në vit Bashkisë së Durrësit, që kjo e fundit t’ia kalojë direkt inceneratorit të Tiranës. D.m.th bashkia është si tip agjenti fiskal që merr paratë nga qeveria dhe ia jep inceneratorit të Tiranës.
Por kujdes. Këto 3 milionë euro në vit janë vetëm mbështetja e qeverisë, se paralelisht Bashkia e Durrësit do paguajë edhe ca milionë euro të tjera në vit nga buxheti i vet tek landfilli i Sharrës.
I vetmi informacion që nuk dihet akoma është që vendimi do jetë me firmën e kryeministrit personalisht apo në mungesë dhe me porosi.
Dhe thoni pastaj që paraja nuk i hedh plehrat përpjetë.
Ah se harrova dhe këtë. Do kalojë edhe një vendim tjetër ku Ministria e Kulturës thotë që “mua nuk më hahen tenderat. Më mirë t’i bëjë Bashkia e Tiranës.