Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi abuziv i uniformave të policisë, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për zyrtarët e Ministrisë të Brendshme


Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të akuzuar për tenderin e uniformave të policisë së shtetit.

Tetë prej të akuzuarve janë nën masën e sigurisë arrest me burg ndërsa një është nën arrest shtëpie.

Masa arrest me burg u caktua për zyrtarët:Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në MP, Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Fatmir Demneri, anëtar i KVO, Mariglen Buzali, anëtar i KVO, Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO, Ani Omuri, anëtar i KVO. Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Ndërsa masa arrest shtëpie u caktuar për zyrtaren Anisa Bogdani, anëtare e  KVO.

9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme u arrestuan me urdhër të SPAK si të përfshirë në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë.