Flakët në Turqi kërcënojnë Marmarisin dhe vendpushimet e tjera bregdetare, raporton “BBC”.
Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në fshatrat dhe vendpushimet në brigjet Mesdhetare dhe Egje të Turqisë.
Katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë dërguar në spital. Një hetim ka nisur për të përcaktuar nëse disa nga zjarret ishin rezultat i zjarrvënies.
Gjatë një vizite në Manavgat, ministri i Bujqësisë i Turqisë, Bekir Pakdemirli tha se vënia nën kontroll e zjarreve mund të marrë kohë.