Yuri Kim niset për të takuar Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike. Burime të “News24” thonë se takimi do të realizohet në orën 13:00.
Nuk dihet ende agjenda e saktë e diskutimeve të tyre por ky takim vjen pas disa zhvillimesh të forta lidhur me shpalljen nongrata të ish-liderit të PD-së Sali Berisha dhe me zhvillimet e reja që priten në shtator me nisjen e parlamentit të ri.
Nuk dihet nëse ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë do t’i kërkojë kryedemokratit Basha distancimin nga Berisha apo nëse do sigurohet që Basha do të hyjë në parlamentin që e ka bojkotuar prej kohësh.
Në kongresin e PD-së, pas shpalljes nongrata, Basha dhe Berisha u panë të takonin njëri-tjetrin.
Basha i ka cilësuar zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit të vjedhura dhe manipuluara, ndërsa së fundmi ka sjellë si argument edhe konkluzionet e raportit të OSBE-ODIHR-it për këto zgjedhje.