Vendosni fjalën kyçe....

5 gra dhe 3 fëmijë shqiptarë po riatdhesohen nga Siria, Rama në Liban


5 gra dhe 3 fëmijë shqiptarë që kanë qenë në kampin e ISIS-it po riatdhesohen nga Siria. Informacionin e parë e e bëri publik një gazetar kurd për televizionin “NBC News”, Mahmod Shikhibra.

Tetë shqiptarët po riatdhesohen nga kampi Roj.

“Top Channel” nga ana tjetër ka publikuar foton e kryeministrit Edi Rama në Liban duke pritur mbërritjen e grave dhe 3 fëmijëve.