Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Teatrin shan me libër shtëpie komentuesit


Grupimi Aleanca për Teatrin cili ka pranë vetes, aktorë, regjisore, aktivistë i njohur për aktivitetin e tyre për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk ngurojnë që replikojnë me komentuesit në rrjetet sociale për kauzën që ata kanë kapur.

Në rrjetin social Facebook ky grupim që posedon profilin me emrin Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit-zyrtare shihet teksa shan me libër shtëpie komentuesit që shkruajnë kundër tyre.

Me një gjuhë diametralisht të kundërt me atë çka përfaqësojnë, komentet në rrjetin social janë nga më fyeset.

Në foton më poshtë tregohen disa nga komentet të cilat nuk janë një paralele e asaj çka kultura dhe arti sidomos në publik pretendon se duhet të shfaqë.

Ky grupim është prej kohësh kundër vendimeve dhe veprimeve që sollën prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e tij.

Ata zhvilluan edhe një betejë dy vjeçare për mbrojtjen e godinës e cila u shemb më 17 maj 2020.

Së fundmi qeveria ia kaloi edhe truallin Bashkisë së Tiranës, ku vetëm disa javë më parë Gjykata Kushtetuese e gjeti anti-kushtetues vendimin për kalimin në pronësi të pushtetit lokal të godinës por nuk gjeti të paligjshme shembjen.