Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do ulem më i motivuar në parlament


Ish-kryeminsitri Sali Berisha në intervistën e tij për Ora News ditën e sotme deklaroi se asgjë nuk e pengon atë të ulet në parlament në legjislaturën e ardhshme.

Berisha me deklaratën e tij nuk e ka diskutuar thirrjen Ambasadores Yuri Kim për Lulzim Bashën që PD-ja të distancohet nga ish-lideri i saj dhe të mos e lejojë futjen në parlament.

Më tej ai u pyet nga gazetarja Beti Njuma se çfarë komenti kishte për zërat se disa Ambasadorë do bojkotonin seancën e parë nëse paraqitet Berisha.

Ish-kryeministri u përgjigj se do ulet krenarisht në vendin e tij dhe do punojë më me motivim se ndonjëherë tjetër.

Unë nuk e di se cilat janë motivet e sulmit politik dhe kërcënimit që zonja Kim i lejon vetes të bëjë, por unë u them shqiptarëve se asgjë nuk lëkund Sali Berishën në përmbushjen e misionit të tij të mbrojtjes së interesit shqiptar në parlamentin e Shqipërisë. Nuk kam asnjë lidhje me protokollin e parlamentit. Unë jam deputet që do të ulem krenarish në vendin tim me një motivim më të madh se ndonjëherë tjetër, cili është vendimi që do të marrin ambasadorët është në tagrin e tyre”-deklaroi Berisha.