Vendosni fjalën kyçe....

Më të frikshmet ndonjëherë, qindra pushues vazhdojnë të evakuohen nga Turqia për shkak të zjarreve


Zjarret turke që përfshijnë zonat turistike janë më të frikshmet që janë regjistruar ndonjëherë në këto rajone.

Me një situatë që ende nuk po vihet nën kontroll dhe fatkeqësisht me 4 të vdekur tani një nga shqetësimet kryesore mbeten zonat turistike.

Mijëra pushues u evakuuan nga vendpushimet e Detit Egje ndërsa vendi po lufton më shumë se 50 zjarre, raporton “The Guardian”.

Intensiteti i nxehtësisë së zjarreve në Turqi të enjten ishte katër herë më i lartë se çdo gjë që ishte regjistruar për kombin.

Zona e Antalyas, me qendër Manavgatin është një nga më të preferuarat edhe për pushuesit shqiptarë.

Pas valëve vdekjeprurëse të nxehtësisë në Amerikë, përmbytjeve në Evropë dhe Kinë dhe zjarreve në Siberi, skenat e shkatërrimit në Turqi shtojnë shqetësimet në lidhje me egërsinë në rritje të motit ekstrem në një botë të prishur nga klima, shkruan “The Guardian”.