Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Libani: Do kthejmë në Tiranë 14 fëmijë dhe 5 gra


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Liban për operacionin e riatdhesimit të 19 personave mes tyre 14 fëmijëve dhe 4 grave nga kampet ku mbahen ish-pjesëtarët e grupit ISIS.

Rama në një intervistë për median Top Channel thotë se fëmijët dhe gratë do jenë nesër në Tiranë duke përfunduar një punë të nisur prej një kohe të gjatë.

Sipas Kryeministrit operacioni ka qenë i vështirë por falë gjeneralit Abass dhe bashkëpunimit me autoritetet është arritur përfundimi për të sjellë në Shqipëri fëmijët dhe gratë që qëndrojnë prej një periudhe të gjatë në këto kampe.

14 fëmijë dhe 5 gra që lënë kampet e ferrit për të cilët ne kemi punuar pa pushim. Është një operacion tejet i ndërlikuar por falë lidhjes të ngushtë që unë kam vendosur Gjeneralin Abass këtu dhe falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve këtu ndjekjes nga afër të të gjithë procesit nga ministri ynë i Brendshëm ne sot e përfundojmë këtë operacion dhe unë sot jam këtu për t’i marrë fëmijët dhe gratë dhe për t’i kthyer nesër në Tiranë”-deklaroi Rama.