Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet drejtori i Albpetrol, dyshohej si sponsor i Petro Koçit


Flamur Mato (majtas), Petro Koçi (djathtas)

Drejtori i Albpetrol Flamur Mato është shkarkuar nga detyra.

Mato i cili ishte emëruar në këtë pozicion vetëm 4 muaj më parë pasi zëvendësoi në detyrë ish-drejtorin Baftjar Zeqo që kandidoi në zgjedhjet 25 prill.

Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Matos por duket se largimi i tij të ketë lidhje me një përplasje mes socialistëve në Fier.

Mato dyshohej si financuesi i Petro Koçit me këtë fundit që u emërua në të njëjtën kohë në Fier si drejtues politik.

Petro Koçi i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit, para disa ditësh bëri një deklaratë në media se “krimi po merr tenderat në Fier” por duke mos përmendur se nga cilat institucione.

Sipas CNA, në Fier përflitet nën zë se drejtori i Albpetrolit Flamur Mato është intimiduar dhe ofenduar disa javë me parë nga njerëz të një personazhi problematik në Fier.

Dyshohet se pas debateve me njerëzit personazhit problematik, drejtori Mato ka ndryshuar fituesin e një tenderi në Albpetrol.

Ish-drejtori Zeqaj i cili ka qenë kryetar Bashkie i këtij qyteti përpara Armando Subashit ka paguar për vite me radhë Petro Koçin si këshilltar në Bashki, në vitet 2003-2012.

Ish-drejtori Baftjar Zeqaj

Zeqaj, siç raporton CNA ka financuar një medie e cila së fundmi ka popmuar deklaratat e Koçit për tenderat e dhënë duke raportuar madje se edhe SPAK ka shkuar në Bashkinë e Fierit për të parë tenderat.

Duket se të tre së bashku me financat e kompanisë Albetrol, të dy drejtorët kanë mbështetur Petro Koçin duke realizuar një përplasje mes socialistëve.

Kjo përplasje është kamufluar më pas nga Petro Koçi duke shfryrë deklaratën e tij se mafia po merr tendera në Fier. Kjo pasi ai pas daljes nga zyrat e SPAK tha se mafia në bashkëpunim me LSI-në në Fier po merrnin tenderat. Por në Fier LSI nuk posedon asnjë pushtet dhe të gjitha pushtetet janë në duart e socialistëve.

Deri më tani nuk dihen arsyet e largimit të Matos nëse kanë apo jo lidhje me këtë përplasje në Fier./Hashtag.al