Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj s’mund të rrinte pa shkuar në Tokio. Nga lajmërimi që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë duket që Veliaj iu është bashkuar gjatë garës së sotme të Erkand Qerimajt.
Kjo është fotoja që ka shpërndarë komiteti por ajo që bie në sy është mungesa e hekurosjes së flamurit kombëtar.
Peshëngritësi Qerimaj mori sot një rezultat shumë të mirë.
“Gara ime ne kategorine-81kg ne “Tokyo 2020” u përmbyll me një rezultat 338 kg në total, duke shënuar vendin e parë në Baterinë B.
Një peshë me total 8 kg me të lartë se rezultati i dhënë në stërvitje.
Shkëputja mori rezultatin më të mirë nga unë e shtytja gjithashtu ishte betejë ku dhashe gjithçka në këto rrethana. Tani do të presim rezultatet e Baterisë A për të mësuar renditjen përfundimtare.
Faleminderit shumë të gjithëve për përkrahjen dhe që keni vënë orën për zgjim në 05:00 të mëngjesit për Shqipërinë. Nëse në këtë garë kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar një rezultat luanesh për rezultat të denjë lartësie shqiponjash.”, shkruante sot Erkand Qerimaj.