Zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici deklaroi se autorët e zjarreve të qëllimshme në Shqipëri do të vihen para përgjegjësisë.
Nga Ksamili, Bici thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes tashmë nga zjarret edhe pse strukturat janë në krye të detyrës për çdo situatë emergjente.
Ajo theksoi se temperaturat tashmë janë në disfavor ndërsa falënderoi gjithë efektivët që janë angazhuar në këto ditë vere për të shuar zjarret.
Ndërkohë situata më e vështirë sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile është në Karaburun, teksa vijon punan ë Fier, Bulqizë Delvinë, Përmet, Kukës e Durrës.
“Unë do të kisha një thirrje për të gjithë banorët e Ksamilit, pushuesit, të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre dhe siguroj që kushdo që me veprimet e tij rrezikon të shkatërrojë natyrën e bukur që na ka falur Zoti do të vihet para përgjegjësisë penale. Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të gjitha strukturat e tjera përgjegjëse do të jenë në krye të detyrës për çdo situatë emergjente, që mund të na paraqitet, duke pasur parasysh se jemi në stinën e verës dhe temperaturat e larta janë në disfavorin tonë”, theksoi zv.ministrja e Mbrojtjes.