Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa e PD-së: Zjarri në Ksamil prej 5 orësh nuk po shuhet


Demokratja Ina Zhupa, kandidate e Sarandës në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ka denoncuar situatën e rëndë me zjarret në Ksamil.

“Zjarri në Ksamil prej 5 orësh nuk po shuhet duke rrezikuar tashmë dhe jetë njerëzish.

Në këto momente janë duke u djegur ullishtet dhe zjarri po rrezikon banesat dhe ndoshta edhe njerezit në një kohë të shkurtër.

Ju bëj thirrje autoriteteve të mos e lënë në mëshirë të fatit Ksamilin por të mobilizojnë më shumë mjete dhe forca zjarrfikëse ose të kërkojnë ndihmë në shtetet fqinje nëse nuk arrijnë dot ta përballojnë situatën.

5 orë në këtë gjendje është e papranueshme dhe përbën krim mos reagimi efektiv për ta ndalur në kohë këtë situatë asfiksuese për qytetin dhe të rrezikshme.”, reagonte Zhupa në orët e darkës së djeshme.

Ajo shpërndan edhe dy foto, duke shënuar në to edhe orët e vona kur janë shkrepur.

Flakët duken qartë.

Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit është vënë në lëvizje për monitorimin e lëvizjeve të strukturave që kanë për detyrë të menaxhojnë situata të tilla me shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të zjarreve.