Pjesëtari i grupit “për PD-në” Edvin Kulluri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet në PD në një moment kur SHBA-të po i ushtrojnë presion lidershipit të saj për të mbajtur jashtë parlamentit ish-kryetarin Sali Berisha.
Kulluri thotë se brenda PD-së nuk mund të jenë sulmuar padrejtësisht nga Administrata Biden pasi demokratët mezi pritën ta uronin sapo u shpall President.
Madje ai thotë se nuk mund të jenë as viktima të Soros pasi kanë marrë bursa dhe projekte madje i kanë dorëzuar edhe partinë.
“Si mund të jenë të sulmuar padrejtësisht nga administrata Biden ndërkohë që mezi pritën ta uronin sapo u shpall President apo “dënuan” sulmin në Capitol Hill?!
Si mund të jenë “viktima të Soros” ndërkohë që u kanë dorëzuar partinë dhe janë dendur me bursa studimi e projekte?!
Gerorge Soros ishte i lumtur para ca vitesh “që njerëzit e tij ishin pjesë e PS dhe PD”?!
Këto janë fakte dhe jo retorikë!
Kaq!”-shkruan Kulluri.