Vendosni fjalën kyçe....

Kurti kritikon nismën “Open Balkan”: I ngjan më shumë një Ballkani të hapur për autokracinë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” (Open Balkan) më shumë i ngjan një “Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit.

Sipas Kurtit, kjo nismë, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë, dhe të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq. Ai shtoi se Serbia ka shkaktuar katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha Kurti për mediat në Prishtinë, pasi mori pjesë në një ngjarje të organizuar në kuadër të Panairit të Librit, përcjell Radio Evropa e Lirë.