Luiza Gega kualifikohet në finale në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
“Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar në finalet e 3000 metërshit me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Gega ka shënuar kohën 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.
Ky është një rezultat fantastik për Shqipërinë”, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.