Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kryeministri Edi Rama ka prirë gratë dhe fëmijët e kthyera nga Siria, teksa kanë zbritur nga avioni në aeroportin “Nënë Tereza”.
Sot mbërritën 5 gra dhe 14 fëmijë nga kampet e ISIS-it në Siri.
Në konferencën për shtyp më pas Rama deklaroi se dy shqiptarë të tjerë kanë refuzuar të kthehen.
Pasi autoritetet shqiptare të nivelit më të lartë politik të Shqipërisë shkuan në Liban kanë dalë edhe emrat e grave që do riatdhesohen. 4 nga gratë janë edhe me fëmijë, ndërsa Ruzhdije Balliu nga Librazhdi është më e moshuara.
Lista e plote e riatdhesimeve:
Klodilda Zani (Cami), Tiranë, me 3 fëmijët
Brunilda Koçellari, Tirane, me 5 fëmijët
Entela Vladi nga Dibra me 4 fëmijët.
Ruzhdije Balliu, nga Librazhdi, me e moshuara nga gratë.
L.K. me dy fëmijët.