Vendosni fjalën kyçe....

You Tube i ndalon përkohësisht postimin e videove Sky News Australia për shkak të Covid


YouTube ka ndaluar Sky News Australia të ngarkojë përmbajtje të reja për një javë, duke thënë se ka shkelur rregullat për përhapjen e dezinformatave për Covid-19.

Ofruesi i hapësirës video i dha një paraljmërim sipas politikës së saj me tre paralajmërime, e fundit prej të cilave do të thotë bllokim i përhershëm.

YouTube nuk tregoi artikuj të veçantë, por tha se kundërshtonte materialin që “mund të shkaktojë dëm në botën reale”.

Redaktori digjital i kanalit televiziv tha se vendimi ishte një sulm shqetësues ndaj aftësisë për të menduar lirshëm.

Sky News Australia është në pronësi të një filiali të Rupert Murdoch’s News Corp dhe ka 1.85 milion abonentë në YouTube. Ndalimi mund të ndikojë në marrjen e të ardhurave nga Google.

Një deklaratë në YouTube tha se i kishte “të qarta dhe politikat të dezinformimit mjekësor Covid-19 bazuar në udhëzimet e autoriteteve shëndetësore vendore dhe globale”.