Vendosni fjalën kyçe....

Adi Krasta për Yuri Kim: Zonja ambasadore, jeni një diplomate e dobët!


Prej ditësh qendra e vëmendjes së opinionit publik është përqëndruar te “presioni i butë” që ambasadorja Yuri Kim i bëri kryedemokratit Lulzim Basha për të mos futur në parlament ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shpallur nongrata nga SHBA-të, Berisha ka fituar mandatin e deputetit për këtë legjislaturë të re.

Një sërë personazhesh kanë reaguar për veprimin e ambasadores Kim, mes të cilëve edhe Adi Krasta.

“Jeni një diplomate e dobët!”, i drejtohet Krasta-Kimit.

“Madame AmbassAdor-Jeni një diplomate e dobët! Zhvlerësimi i ambasadoreve të huaj në Shqipëri është i pandalshëm. Për herë të parë shqiptarët janë të pafajshëm”, shkruan ai në “Twitter”.