Vendosni fjalën kyçe....

Çështja e shkarkimit të Presidentit, Gjykata Kushtetuese nuk e përfshin në kalendarin e shtatorit dhe tetorit


Gjykata Kushtetuese ka publikuar ditën e sotme kalendarin për çështjet që do shqyrtojë në muajin shtator dhe tetor.

Ajo që bie në sy është se në kalendar mungon kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në datën 9 qershor deputetët e Kuvendit shkarkuan Presidentin nga detyra ndërsa duhet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin përfundimtar.