Disa rajone të Greqisë vazhdojnë të jenë nën diktatin e flakëve të ndihmuara edhe nga temperaturat e larta.
Ditën e sotme disa vatra të reja u shfaqën.
Situata më e rëndë paraqitet në Messinia, Evros, Kavala dhe rajoni i Atikës.
Autoritetet greke kanë dhënë alarmin për rrezikun e lartë të zjarreve që mund të përfshijnë zona të tjera ditën e nesërme.