Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet një pushues në Qerret


Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar.

Një turist është mbytur në plazhin e Qerretit, në Kavajë, rreth orës 18:00 të kësaj pasditeje.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Naim Tola, i moshës 50-vjeç, me origjinë nga Tirana. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë.