Vendosni fjalën kyçe....

Mehdi Malkaj: Shqipërinë e mori Edi, i vu zjarr. Shqiptar mos rri por duku, shqiptar!


Teksa po kallëzonin në SPAK Edi Ramën për kalimin e pronësisë së truallit të Teatrit Kombëtar për Bashkinë e Tiranës, me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë edhe aktori Mehdi Malkaj.

Si gjithnjë në daljet e tij para gazetarëve për teatrin, Malkaj e ka dhënë me art mesazhin.

Ai ka recituar vargjet e Çajupit por duke ndryshuar një varg të rëndësishëm.

“Shqipërinë e mori Edi, i vu zjarr. Shqipëri mos rri por duku, shqiptar!”, ka recituar Malkaj.

Me këtë mesazh Malkaj u drejtohet shqiptarëve për të reaguar ndaj grabitjes së truallit të Teatrit Kombëtar pas rrafshimit me fadroma të godinës pasuri kombëtare.