Vendosni fjalën kyçe....

Në Gjirin e Lalëzit kumbon muzika serbe, shqiptarët e Kosovës në siklet (Video)


Një video publikuar nga Berat Buzhala tregon se ç’po ndodh në Gjirin e Lalëzit gjatë këtyre pushimeve.

Analisti shqiptar nga Kosova është indinjuar ndaj muzikës që kumbon në zonë, e cila është serbe.

“Pse bre kane nevojë me u nënshtru para 100 turistave prej Serbisë, edhe me i ofendu qindra mijëra turistë të Kosovës? Veç po du me e ditë pse? Pse Ceca e jo Shkurte Fejza?”, shkruan Buzhala.

Analisti pyet me ironi më tej: “Ka mundësi morë që s’jemi vllazën?”.

Por nuk mbetet pa bërë edhe një batutë të fundit, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilët janë takuar pak ditë më parë me idenë e minishengenit, “Open Balkan” në Shkup.

Buzhala shkruan se CD-në me këto këngë Ramës ia ka dhënë Vuçiçi në Shkup, duke e vënë para kushtesh, se nëse e ka shok duhet ta vërë këtë CD të luhet diku në brigjet shqiptare.

Shqiptarët e Kosovës janë frekuentuesit më të rregullt të turizmit në zonën e Durrësit, Gjirit të Lalëzit e më gjerë.