Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 15-vjeçari


Pas një konflikti të çastit një 15-vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë në bulevardin ”Zhan D’Ark” në zonën e Maternitetit të Ri.

Adoleshenti është dërguar në spital nën kujdesin e mjekut.

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” -njofton policia.