Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Doskat në Lunxheri të Gjirokastrës, ku deri më tani janë djegur 3 hektarë kullota, ndërsa rrezikojnë të digjen edhe 5 hektarë të mbjella me pemë frutore.
Ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse është e vështirë, për shkak se është ende aktive vatra e zjarrit në Palokastër dhe për pasojë është i vështirë menaxhimi i situatës nga zjarrfikësit.