Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka vizituar në spital efektivin e ushtrisë , Edlir Goxhaj i cili u asfiksua gjatë përpjekjeve për të shuar flakët.
Peleshi thotë se gjendja e ushtarit është e qëndrueshme dhe do vijojë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës.
“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës.
Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve.
Shërim të shpejtë Edlir!”-shkruan Peleshi.