Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SPAK-ut Kraja: Nuk më është vjedhur banesa, lajm i sajuar për të na goditur


Reagon kreu i SPAK-ut Arben Kraja pas lajmeve të djeshme mbi vjedhjen e shtëpisë së tij.

“Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Lajmi i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit”, tha Kraja për “Report Tv”.

Shtatë shtëpi, mes të cilave ajo e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja u raportuan se janë vjedhur mbrëmjen e djeshme në Gjirin e Lalëzit, teksa rrethanat ende nuk janë bërë të ditura.

“Albanian Post” bënte me dije se në shtatë shtëpitë ka pasur prani policore për të zbardhur vjedhjen, me shtim të vazhdueshëm të pranisë që prej njoftimit të parë. Nuk dihet ndërkaq nëse shtëpia e Krajës është bastisur qëllimisht apo ka qenë thjesht rastësi.

Policia e Durrësit gjithsesi, ende nuk e ka konfirmuar ngjarjen.

Një prej pronarëve të shtëpive, grabitësit i kanë vjedhur kuletën teksa ka qenë në gjumë. Ndërsa kartat e identitetit janë hedhur në oborrin e shtëpisë dhe vetëm paratë janë marrë me vete.

Raportimet ndërkaq siç mësohet nga banorët e zonës, janë se kjo nuk është nata e parë kur kryhen vjedhje. Ngjarje të tilla ka pasur edhe në ditët paraardhëse.

Mësohet se pree grabitjeve kanë qenë rreth tre ose katër shtëpi, dy mbrëmje më parë.