Pas kritikës së analistit Berat Buzhala se në plazhin e Gjirit të Lalëzit dëgjohet muzikë serbe edhe pse është i mbushur me shqiptarë të Kosovës, është futur në debat edhe një tjetër analist.
Milaim Zeka mendon krejt të kundërtën.
“Damarët i kemi prerë për Cecën e Draganën!”, thotë ai, duke shtuar se në Shqipëri Cecën e duan kot, në Kosovë plot.
“Nëse don me qenë “patriot” ballkanik, mundesh me i ba 1000 shërbime Serbise, mundesh tanë jetën me qenë argat i saj, edhe bashkëpunëtor i Arkanit në vrasjen e Gërvallëve dhe të Kadri Zekës me 17 janar 1982, ama krejt këto gjynahe (mëkate) i lan nëse e shan Cecën, edhe nëse e këndon këngën “Xhamadani vija-vija”!”, shkruan Zeka.
Komenti i plotë i Milaim Zekës:
Ka mundësi që Ceca dëgjohet nëpër Shqipëri, por ju garantoj që as nuk e dinë se kush është. Me një fjalë, e dëgjojnë kot, për zërin e saj, për muzikën ballkanike. Pra, “bëjnë” një vepër penale, pavetëdije.
Ne në Kosovë, jemi rrit me Zdravko Çoliqin, me Cecën, me Draganën, e plot emra të tjerë serb. Vallahin damarët i kemi pre për ta. Në plot makina të Kosovës dëgjohen këto këngë. Plot këngëtarë të Kosovës janë imituese të Cecës dhe Draganës, deri në frizure dhe veshje.
Për me qenë më konkret, para disa viteve, kur Ceca pati ardh për një koncert në Shkup, kuku nane, 20 autobusa patën shku prej Kosove, e qindra makina në stadion.
Në fund të fundit, Ceca dhe burri i saj, Arkani, asnjë krim nuk e kanë ba në Shqipëri. Tani lind pyetja, qysh po kemi ftyrë me ndezë këto debate, kur pjesa dërmuese e ne kosovarëve, edhe sot përjargemi për Cecën e Draganën, sikurse ai qeni i Pavllovit para se me ia hudhë mishin para turive?!
Nëse don me qenë “patriot” ballkanik, mundesh me i ba 1000 shërbime Serbise, mundesh tanë jetën me qenë argat i saj, edhe bashkëpunëtor i Arkanit në vrasjen e Gërvallëve dhe të Kadri Zekës me 17 janar 1982, ama krejt këto gjynahe (mëkate) i lan nëse e shan Cecën, edhe nëse e këndon këngën “Xhamadani vija-vija”!”
Kur shkoj tek varri i Adem Jasharit, nga thellësia e tokës, e nga kupa e qiellit, më duket sikur dëgjoj zërin e tij, duke kënduar vargun epik: O kuku, kuku për mu, po për shumë e mu*in kemi luftu!!!