“Kosova gaboi që s’mori pjesë në “Open Balkan””, kjo është deklarata e Grenellit, lidhur me idenë e minishengenit.
Po kështu Grenell tha për “News 24” se mbështet vizionin e kryeministrin Edi Rama për Ballkanin. “Unë mendoj që vizioni që ka Edi Rama është një vizion shumë i mirë për njerëzit.”, theksoi ish-diplomati amerikan.
“Ai duhet të jetë pjesë e një diskutimi më të gjerë ballkanik dhe ai nuk po e bën më këtë”, komentoi refuzimin e Albin Kurtit, Grenelli.
Ndërsa për Berishën zgjodhi të mos komentojë.
“Këto janë vendime të administratës së tanishme dhe nuk do t’i komentoj”, tha kur u pyet për shpalljen “Non Grata” të Berishës.
I zhveshur nga petku i diplomatit që mbante dikur si i dërguari i ish-presidentin amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell tha se ishte në Shqipëri për të parë mundësi për zhvillimin ekonomik të rajonit.
Dy ditë më parë ai takoi kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.