Vendosni fjalën kyçe....

Shameti: Një PPP për emergjencat civile dhe zgjidhet problemi me zjarret


Gazetari Sokol Shameti ka ironizuar me situatën e zjarreve në vend dhe thirrjet që qeveria të ndërhyjë me mjetet e duhura për t’i shuar ato.

Shameti me ironi kërkon që të jepen me PPP, Emergjencat Civile, zjarrfikëset dhe ushtria dhe do zgjidhet problemi.

Qeveria nuk mund të merret edhe me zjarret vijon më tej Shameti.

Një PPP e mirë që t’i bëjë lule Emergjencat Civile, Zjarrfikëset dhe Ushtrinë dhe u zgjidh problemi. Se na mërzitët, “qeveria, qeveria”. Pse s’ka punë tjetër qeveria apo do merret dhe me zjarret tuaja. Po Opën Bollkëns me ministrin e Millosheviçit a do bëjmë, apo bëhet vetë Opën Bollkënsi?”-shkruan Shameti.

Kur forma PPP është përdorur në disa sektorë me qëllim se strukturat shtetërore nuk e ofrojnë dot atë shërbim të vetmet sektorë që kanë mbetur pa u dhënë me PPP janë ato të ushtrisë, emergjencave civile dhe zjarrfikëseve.