Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën një i moshuar në Gjirokastër


Është shënuar viktima e parë nga zjarri në Shqipëri.

Neës 24 raporton se viktima është shënuar në zonën e Gjirokastrës, në fshatin Asim Zene ku janë aktivizuar disa vatra të rrezikshme zjarri.

Nga zjarri ka humbur jetën një i moshuar i cili ishte në përpjekje për të shuar flakët së bashku me bashkëshorten e tij e cila është dërguan në spital.

Për zonën e Gjirokastrës për Njësinë Administrative Lunxheri-Antigonë, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi urdhëroi evakuimin e banorëve.