Arrestohet në Shkodër 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për zotërim të lëndëve narkotike.
Ai është Abdyl Çanga, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.
“Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.“, njofton policia.