Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas turq dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër.
Arrestimi i tyre është bërë pasi Policia Kufitare identifikoi se në anijen me të cilin po udhëtonin dy shtetasit turq ishte dhe një person tjetër i paidentifikuar i cili nuk ishte deklaruar se do ishte në anije nga kapiteni i saj.
Pas arrestimit është sekuestruar edhe anija me të cilën po udhëtonin.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ka intensifikuar kontrollet e mjeteve lundruese, turistike dhe atyre të argëtimit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrance 2 shtetas turq, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.
Sekuestrohet një mjet lundrues jaht. Shërbimet e Policinë Kufitare në portin e Sarandës, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, kanë ushtruar kontroll më të detajuar në një mjet lundrues jaht të ankoruar në portin e Sarandës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në brendësi të tij, shtetasin e huaj V. M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i shtetasve: Y. H., 47 vjeç (kapiteni i mjetit lundrues) dhe M. K., 54 vjeç (ekuipazh), të dy banues në Stamboll, Turqi.
Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi turk V. M., 30 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.