Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Lunxheri, Peleshi jep urdhrin për evakuim të banorëve


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka urdhëruar evakuimin e banorëve të njësisë Administrative, Lunxhëri-Antigonë për shkak të shfaqjes së një vatër të rrezikshme zjarri në këtë zonë.

Peleshi kërkon që banorët të zbatojnë urdhrin për evakuim dhe të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore.

Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata është agravuar dhe zjarri është shume pranë banesave. Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.

U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit”-shkruan Peleshi.