Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në fshatin Krinë, asfiksohet një ushtar


Zjarret në Shqipëri kanë kaluar në një shkallë alarmante duke sjellë probleme edhe për qytetarët në zonat ku vatrat janë më pranë zonave të banuara.

Një ushtar është asfiksuar nga tymi teksa po punonte për shuarjen e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krinë të Gjirokastrës.

Më herët një 64 vjeçar humbi jetën nga flakët në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës ndërsa bashkëshortja e tij morri djegie ku më pas u transportua për trajtim mjekësor të specializuar drejt Tiranës.