Flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë ndërsa një zonë e nxehtë mbetet edhe Gjirokastra, ku dje u shënua viktima e parë nga zjarret.
500 ushtarakë të Forcave të Armatosura janë shpërndarë mes Vlorës dhe Gjirokastrës për të shuar zjarret që konsiderohen se janë vënë me qëllim.
Një 65-vjeçar humbi jetën dje në fshatin “Asim Zenel” në Gjirokastër dhe u lëndua rëndë bashkëshortja e tij.